Ditën e hënë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit, fillimisht me intensitet të ulët në zonën e Ultësirës Perëndimore. Gjatë mesditës dhe në vijim, reshjet do të përfshijnë gradualisht pjesën tjetër të territorit, duke u shfaqur herë pas here me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore priten edhe shtrëngata afatshkurtra.
Në orët e mbrëmjes, reshjet do të dobësohen, duke mbetur kryesisht të lehta në jug të vendit dhe lokalisht në zonat malore të verilindjes.
Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes, në lartësitë mbi 1000–1200 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej rreth 5 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi pritet të jetë i ulët, me forcë 1–2 ballë./kb
