Moti i keq me erë dhe reshje shiu intensive ka përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar probleme në qarkun e Gjirokastrës. Si pasojë e motit të keq aksi nacional Gjirokastër–Kakavijë është bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat.
Po ashtu është bllokuar edhe aksi Gjirokastër–Valare, në vendin e quajtur Ura e Aznakut.
Niveli i lumit Vjosa në Memaliaj ka arritur në 6.5 metra. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes./K.M
