Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vend, pas motit të keq me reshje të dendura shiu.
Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast, shkruan A2 CNN.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë edhe një përditësim të situatës sipas qarqeve, duke evidentuar pasojat që ka lënë pas moti i keq. m.p.
