Për shkak të kushteve atmosferike ditën e sotme, është njoftuar pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla detare dhe ato të peshkimit në Vlorë.
Ndalimi i daljes në det për mjetet e vogla ka filluar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm e deri nesër në orën 06:00, deri në përmirësim të kushteve meteorologjike. Sakaq, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht aktivitetin e tyre. /K.M
