Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti, në një emision televiziv ngriti shqetësimin se paga mesatare në Shqipëri nuk reflekton realisht mirëqenien ekonomike të qytetarëve, për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të të ardhurave. Në një shembull ilustrues, ai shpjegoi se edhe pse mesatarja mund të duket pozitive, realiteti është krejt tjetër: shumica e qytetarëve jetojnë me paga minimale. Teliti thekson rëndësinë e komponentëve si të ardhurat familjare, struktura e familjes dhe vendndodhja, ndërsa vë në dukje mungesën e parashikueshmërisë ekonomike, e cila po dëmton rëndë familjet dhe bizneset në vend.
DORJAN TELITI: Paga mesatare është një tregues deri diku i vlefshëm pasi varet nga shpërndarja e pagave. Po ta themi për shembull në 100 veta, nëse e marrim në kauzë konkrete…në 100 persona që punojnë, në se 10 prej tyre kanë një pagë prej 2 milionë lekë të vjetra dhe 90 të tjerë kanë paga 400 mijë lekëshe, mesatarja e tyre është 500 e ca mijë lekë dhe duket sikur çfarë… Ndërkohë realiteti është që 90 prej tyre kanë pagë minimale. Por paga mesatare është tregues deri diku, por është edhe shpërndarja. Vlera mesatare ka rëndësi sepse përkon edhe me pagën reale.
Nëse sot kemi gjysmën e popullatës shqiptare që është e konsideruar në rrezik varfërie, e varfër por në rrezik varfërie… Në anën tjetër, kur merr treguesit e INSTAT për treguesit e varfërisë, thua që është 19. Pse? Sepse pikërisht është tregues i shpërndarjes, pikërisht në mënyrën sesi shpërndahet në shoqërinë shqiptare.
Kur flasim për të ardhurat, për strukturën e familjes, për mirëqenien e familjes shqiptare, duhet të kemi parasysh tre komponentë: Të ardhurat familjare; struktura e familjes; vendndodhja.
Është edhe njëelement tjetër që nuk është më pak i rëndësishëm, që është parashikueshmëria, mbi nevojën që mund të ketë në të ardhmen familja shqiptare. Parashikueshmëria këto vitet e fundit është bërë si ‘një mollë e ndaluar’, pasi shumë familje dhe shumë aktorë të tregut, biznese etj me radhë, e kanë të pamundur tashmë të parashikojnë të ardhmen si pasojë edhe të arbritaritetit të vendimmarrjeve që merren nga strukturat shtetërore.
Po marr dy elementë të fundit fare, që janë marrë gjatë muajve të fundit: Siç kanë qenë këto prishjet që ndodhen në të gjithë Shqipërinë, ndërtime të lejuara nga strukturat shtetërore, të bëra në sy të strukturave shtetërore, të bëra në bashkëpunim me strukturat shtetërore, dhe një ditë të bukur vjen vendimi dhe prishen/kb
