Last Updated on 26/07/2025 by adminfjala
Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët ishin të tërbuar për shkak të mungesës së yllit argjentinas, i cili nuk mori pjesë në aktivitetin që vlerëson futbollistët më të mirë të sezonit në futbollin e SHBA.
Pritej që Messi të ishte protagonist në sfidën që yjet e MLS do të luanin ndaj atyre të Liga MX, kampionatit meksikan të futbollit, por argjentinasi nuk mori pjesë në eveniment edhe pse ishte mes të përzgjedhurve, ashtu si Jordi Alba. Vendimi në fakt ishte marrë në bashkëpunim me stafin mjekësor të Inter Miamit, i shqetësuar për gjendjen e yllit argjentinas dhe lodhjen e tij. Ai kishte luajtur 90 minuta në 5 ndeshje brenda 14 ditëve me klubin e tij, ndaj është vendosur që të pushonte për të rikuperuar.
Por MLS ka vendosur të pezullojë të dy lojtarët për ndeshjen e radhës ndaj Cinncinatit në kampionat, duke mos pranuar justifikimet. “Jordi Alba dhe Lionel Messi të Inter Miami nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Cinncinatit të shtunën më 26 koirrik, për shkak të mungesës së tyre nga ndeshja e All Star Game të MLS këtë javë.
Sipas rregullores së kampionatit, çdo lojtar që nuk merr pjesë në All-Star Game pa miratim paraprak të ligës, nuk do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës për klubin e tij”, shkruhej në njoftim./ D.C