Dasma e Burçun Özçivit, motrës së aktorit të njohur turk Burak Özçivit, u shoqërua me një detaj që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut: mungesa e vëllait të saj.
Burak nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Bafra, duke bërë që në rrjetet sociale të nisnin menjëherë aludimet për një konflikt të mundshëm brenda familjes. Por, duket se e vërteta është krejt ndryshe.
Babai i aktorit, Bülent Özçivit, sqaroi se Buraku nuk mundi të udhëtonte për shkak të angazhimeve të tij profesionale. Aktori ndodhet në Adana, ku vijon xhirimet dhe, për shkak të orarit të ngjeshur, nuk kishte mundësi të largohej nga seti.
Edhe vetë çifti i sapomartuar konfirmoi se mes tyre nuk ka asnjë problem. Gjatë dasmës, Burak u lidh me familjarët përmes një video-thirrjeje, duke i uruar motrës dhe bashkëshortit të saj dhe duke qenë pjesë e festës, edhe pse në distancë.
Kështu, mungesa e aktorit në dasmën e motrës rezultoi të mos kishte lidhje me ndonjë dramë familjare, por vetëm me angazhimet e tij në punë./mxh
