Last Updated on 14/10/2025 by Kesjana
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, shprehu rezerva mbi mënyrën se si po hartohet Kodi i ri Penal, duke theksuar se mungon metodologjia dhe analiza e nevojave reale të shoqërisë.
“Unë sot nuk kam një informacion alakitim për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit. Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I 95 që nuk është argument, dhe integrimi evropian.
Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat. E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë as kapacitet”, tha Olsi Çela./kb
