Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prej ditësh ka ngritur alarmin lidhur me platformat online të cilat janë duke futur në “grackë” qindra qytetarë me qëllim që këta të fundit të investojnë paratë e tyre në to.
Lidhur me këto skema ka folur së fundmi edhe ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi i cili ka akuzuar autoritetet se janë bërë “palë” sipas tij me “mashtruesit ordiner online”.
Reagimet e bëra nga ana e Braçes sa i përket kësaj forme të “zhvatjes” së mijëra qytetarëve, Murrizi i ka cilësuar si “qurravitje nëpër fb”, pasi sipas demokratit të gjitha reklamat e bëra nga personat që qëndrojnë mbrapa këtyre skemave janë bërë hapur duke mos marrë parasysh aspak autoritetet dhe qeverinë.
Postimi i Murrizit:
Firmat e reja piramidale ne sy te strukturave hajdute te Shtetit
Njelloj si CALL CENTERAT qe masakruan Qytetar nga e gjith Europa dhe te gjith strukturat e Shtetit benin “ roje” duke mare pjesen e tyre e qe vazhdojne akoma ne çdo cep te Tiranes per llogari te bandave dhe Shteti hesht si i tredhur
Tani kane dale keto firma mashtruese online si Xuexa, Txex ,Grokr,Endi Internet, Luva Group apo lloj lloj mostre me emra fallco qe çdo dite rjepin Qytetaret duke mashtruar me vd te tilla te porositura sikur fitohen para kollaj
Keto “ qurravitjet” neper fb sikur nuk dini gje apo nuk keni patur njohuri na i kurseni dhe thirrjet ndaj strukturave te Shtetit sikur jeni ne opozite mos na hapni barkun se keta “ ustallare” kane bere rreklam hapur pa pjerdhur per Qeverin e pjerdhur
Kjo vd e tregon me se miri bashkepunimin e strukturave te Shtetit me mashtruesit ordiner online qe ju vjedhin para Qytetareve
Kujtojmë se Erion Braçe, në rrjetet e tij sociale ka publikuar skandalin me “TXEX” dhe “XUEX”, të cilat mashtrojnë qytetarët të investojnë paratë e tyre dhe më pas zhduken.
Përmes një videomesazhi, ai u bëri thirrje të gjithë banorëve të Divjakës dhe Lushnjës që të mos bien pre e këtyre piramidave online.
TXEX paraqitet si një aplikacion që ofron investime të “sigurta” në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim i mirëorganizuar që shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat si Telegram, Signal dhe ËhatsApp për të joshur viktimat.
Skema fillon me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë që prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë”, krijojnë grupe të simuluara investimi. Në këto grupe, përdoruesit shohin komente të rreme dhe fitime të fabrikuara, ndërsa ftohen të investojnë fillimisht shuma të vogla në kripto përmes platformave reale si Binance. Më pas, fondet transferohen në TXEX, ku fillon mashtrimi i vërtetë.
Brenda aplikacionit, “fitimet” duket sikur rriten çdo ditë, por që në momentin që qytetarët që kanë rënë pre në këtë “grackë” kërkojnë që të tërheqin paratë e tyre atyre u kërkohet që të paguajnë një tarifë shtesë. Në të vërtetë, kjo është një tjetër mënyrë e cila përdoret për të “zhvatur” më tepër para. m.p.
