Një animacion i publikuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA tregon momentin e pritshëm të uljes në Oqeanin Paqësor të ekuipazhit të misionit Artemis II Mission, në përfundim të udhëtimit të tyre historik drejt Hënës.
Sipas skenarit të publikuar, kapsula “Orion”, e quajtur “Integrity”, pritet të bëjë splashdown rreth orës 20:00 sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-së, pranë brigjeve të San Diegos në Kaliforni.
Katër astronautët amerikanë Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, së bashku me astronautin kanadez Jeremy Hansen, po kthehen në Tokë pas një misioni 10-ditor që shënon fluturimin me ekuipazh më të largët nga Toka në më shumë se gjysmë shekulli.
Misioni nisi më 1 prill nga Cape Canaveral në Florida, me raketën gjigante Space Launch System, përpara se anija të hynte në orbitë rreth Tokës dhe të vijonte udhëtimin përreth anës së largët të Hënës.
Ky fluturim konsiderohet një test kyç për programin Artemis, që synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës në vitet e ardhshme./mxh
