Last Updated on 09/03/2026 by Anisa
Mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun Lindor, ka rrëzuar një raketë të dytë balistike që u lëshua nga Irani dhe hyri në hapësirën ajrore të Turqisë këtë të hënë.
Lajmin e ka dhënë Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm pa hezitim.
Kjo shënon raketën e dytë balistike iraniane që ka synuar Turqinë, anëtare të NATO-s, gjatë javës së fundit.
Në një deklaratë, Ministria tha se disa pjesë municioni kishin rënë në provincën juglindore të Gaziantepit dhe se nuk kishte viktima në incident.
Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve t’u përmbahen paralajmërimeve të Ankarasë.
Ende nuk dihet se për ku ishte drejtuar kjo raketë, ndërsa pasiguria nga lufta në Lindjen e Mesme po rritet dita-ditës.
