Last Updated on 01/03/2025 by adminfjala
Ndeshja mes Crystal Palace dhe Millwall në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, ka goditur me shkelm në fytyrë sulmuesin e vendasve, Jean-Philippe Mateta.
Mateta u nis drejt zonës kundërshtare dhe Roberts bëri një ndërhyrje horror duke e shtrirë në tokë me një shkelm në fytyrë. Për çudinë e të gjithëve, gjyqtari Michael Oliver nuk dha as faull në ato momente, duke bërë shenjë që loja të vazhdonte. Por më pas ai u ftua nga VAR-i dhe i nxori kartonin e kuq portierit që në minutën e tetë të ndeshjes.
Surely this challenge on Mateta warrants a prison sentence?
The worst challenge I’ve ever seen.
Milwall are never beating the allegations. #PALMIL #FACUP pic.twitter.com/Qs5PDaB6HM
— 𝙆𝙖𝙮™️ #20TIMES🏆 (@KayLFC05_) March 1, 2025
Mateta ndërkohë kishte pësuar një goditje të rëndë dhe për disa minuta kishte shqetësim për gjendjen e tij në fushë, nga e cila ai u largua me barelë dhe duke mbajtur maskë oksigjeni në fytyrë./ D.C