Shkodrani Arvjo Fishta 38 vjeç, ndërroi jetë ditën e sotme teksa ra në kontakt me rrymën elektrike kur po punonte për riparimin e një kabulli interneti.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Bashkia Shkodër me kryetar Benet Becin duke i shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërme. Arvjo gjithashtu ka qenë i angazhuar dhe pranë strukturave të Partisë Socialiste ndërsa në reagimin e Bashkisë së Shkodrës, ai përshkruhet si një djalë model për qytetin dhe me vlera të mëdha njerëzore.
Dikur ish-futbollist, Arvjo gjithashtu ka shërbyer dhe si psikolog për fëmijët dhe familjet e zonës. 38-vjeçari la pas dy fëmijë të mitur ndërsa jeta iu ndërpre në mes pas një aksidenti fatal teksa ishte duke punuar.
“Partia Socialiste e Shkodrës dhe Drejtuesi Politik z. Benet Beci, shpreh ngushëllimet më të ndjera për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arvjo Fishtës, qytetarit shembullor dhe profesionistit të përkushtuar që i shërbeu me pasion komunitetit të tij.
Arvjo do të kujtohet si një njeri me vlera të mëdha njerëzore, si një psikolog që punoi me dashuri e durim me fëmijët dhe familjet e zonës, duke dhënë kontribut të çmuar për integrimin dhe zhvillimin e tyre.
Humbja e tij e papritur përbën një tronditje të madhe për familjen, miqtë, kolegët, familjen tonë politike dhe gjithë qytetin e Shkodrës, që e njihnin si njeri të ndershëm, pozitiv dhe plot mirësi.
Arvjo do na mungojë të gjithëve ne dhe veçanërisht organizatës socialiste 241.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë.
Pushofsh në paqe, Arvjo Fishta djalë model i Shkodrës”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Shkodrës.
