Last Updated on 06/12/2025 by Monika
Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e sotme në sheshin qendror të Fierit për të ndjekur ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së Vitit të Ri. Bashkia e Fierit kishte organizuar edhe një koncert me këngëtarë të muzikës popullore, ndërsa “babagjyshët” e vegjël sollën atmosferë festive me këngë tradicionale të fundvitit.
Në orën 18:00 u ndezën dritat e pemës së festave, të shoqëruara nga një spektakël fishekzjarrësh që ndezi emocionet e të pranishmëve. Pema e Vitit të Ri u aktivizua në mënyrë simbolike pas numërimit mbrapsht të kryebashkiakut Subashi, së bashku me fëmijët që morën pjesë në ceremoni.
Pema e Krishtlindjes në Fier arrin 13 metra lartësi dhe është e dekoruar me 12 500 drita, të cilat do të ndriçojnë sheshin gjatë gjithë sezonit festiv.
