Bashkia Belsh ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri dhe zbukurimeve festive në pedonalen e qytetit. Fëmijët performuan me këngë, recitime dhe valle pranë pemës, duke sjellë atmosferë gëzimi për të gjithë të pranishmit.
Momentin e numërimit për ndezjen e dekorit e realizuan së bashku fëmijët, prindërit dhe nënkryetarja e Bashkisë Belsh, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të festimeve të fundvitit në qytet. m.p.
