Nuk ishte një debutim ëndrrash, por Jurgen Klopp e sheh gotën gjysmë plot, sigurisht i vetëdijshëm se nuk kishte në dorë “shkopin magjik” për të ndryshuar në kaq pak kohë rrënjësisht ekipin përfaqësues, apo për të përcjell në detaje filozofinë e tij:
“Ndjesitë ishin kryesisht të mira. Sigurisht që dëshironim fitoren, por në këto kushte mund të kënaqesh edhe me një barazim. Ishte një ndeshje e vështirës, kundër një skuadre fantastike me një trajner të shkëlqyer. Nëse në një botë paralele do të më thoshin për një pikë në Holandë do ta kisha pranuar, por ne humbëm dy pikë”, u shpreh Jurgen Klopp në konferencë për shtyp.
I kënaqur pas ndeshjes së tij të parë në krye të Holandës u shfaq Xavi Hernandez: “Jam shumë i lumtur për paraqitjen e bërë. Pas një pjesë të parë ku ishim nervoz, në të dytën luajtëm ashtu siç dëshironim. Treguam karakter dhe energji duke pasur kontrollin e topin, duke zhvilluar atë futboll ofensivë që dëshirojmë. Kjo sfidë më la një ndjesi pozitive. Sigurisht kishte edhe detaje jo të mira, fakti që humbëm shumë duele më shqetëson, duhet të punojmë në këtë pikë, por ky është vetëm fillimi”, u shpreh Xavi Hernandez./k.m
