Last Updated on 15/05/2026 by EL
Markiz Sallufi është emëruar drejtori i ri i IEVP Elbasan, një prej institucioneve të vuajtjes së dënimit në qarkun e Elbasanit.
Prezantimi i tij u bë këtë të premte nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, gjatë një takimi me stafin drejtues dhe administratën e institucionit.
Gjatë fjalës së tij, Kupi kërkoi rritje të standardeve të sigurisë, disiplinës dhe profesionalizmit në punën e përditshme të institucionit.
Markiz Sallufi vjen në këtë detyrë pas një eksperience në administratë dhe sektorë me përgjegjësi drejtuese. Ai ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë në Elbasan, ndërsa ka qenë edhe pjesë e administratës së Bashkisë Peqin./et
