Last Updated on 05/10/2026 by Klara
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë detyrim me paraqitje.
Pas daljes nga SPAK-u, Berisha foli për gazetarët, ku komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Sipas Berishës, të gjitha ndryshimet po bëhen për të shpëtuar kryeministrin Edi Rama nga provat.
“Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po kuptojnë se i ka shitur Edi Rama. I ka shitur dhe kanë filluar të flasin. Njeriu që kishte dhënë porositë dhe garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë. Është e tëra për të shpëtuar Edi Ramën nga provat”, tha Berisha./k.m
