Ndryshimet në hartë nga draft-propozimet e PS-së dhe PD-së për Reformën Administrativo-Territoriale kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të forta qytetare.
Ndarje në 100 bashki/ PD prezanton draft-propozimin për Reformën Territoriale
Për këtë arsye, banorët në Memaliaj, Dimal, Divjakë dhe Klos, kanë dalë në protestë këtë të premte.
“Shkrirja” e mundshme e bashkive i ka nxjerrë banorët në sheshet kryesore të këtyre qyteteve, teksa argumentojnë se kalimi në bashki të tjera cenon identitetin dhe kulturën e zonave.
Ndërkohë në disa qytete, banorët kanë kërkuar edhe firmosje peticioni kundër ndryshimeve nga reforma./mxh
