Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën dramatike të Shqipërisë që pas vitit 1991 me një status therës në Facebook.
Duke krahasuar aktualitetin tonë me atë të vendeve europiane, ai del në përfundimin që e vetmja mënyrë reagimi e popullit shqiptar është emigrimi.
“Ka vende ku është i lumtur populli, ka vende ku është e lumtur qeveria. Ka vende ku qeveria punon për popullin, ka vende ku populli punon për qeverinë. Ka vende ku ligji mbron qytetarin ka vende ku ligji mbron qeverinë nga qytetari. Ka vende ku qeveria lufton korrupsionin, ka vende ku qeveria justifikon korrupsionin. Ka vende ku ikën qeveria, ka edhe vende ku ikën populli”, shkruan Dervishi. m.p.
