Last Updated on 08/10/2026 by EL
Ky është momenti kur Greta Gjoci largohet nga burgu i Pojskës, vetëm një ditë pasi ishte dërguar aty së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën për shtyrjen me një vit të ekzekutimit të dënimit, duke bërë të mundur lirimin e saj nga qelia. Gjoci ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg në dosjen e mashtrimeve përmes call center-ave.
Pas vendimit, ajo u largua nga institucioni duke mbajtur në krahë foshnjën e saj. Pamjet e momentit janë publikuar dhe po qarkullojnë në rrjetet sociale./et
