Last Updated on 14/08/2026 by EL
Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali. Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për Report Tv se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.
Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet./et
