Last Updated on 17/09/2025 by adminfjala
Një 6-vjeçare nga Kamza ka nevojë për ndihmën tonë pasi po lufton me një sëmundjen e rëndë Morbus Pertes, keqformim i kockave të femurit që i rrezikon të mbetet e çalë gjithë jetën.
E mitura falë ndihmës së shqiptarëve ka arritur të kryejë një ndërhyrje të parë në Itali por mesa duket ka ende shumë për të bërë për të.
Tashmë e mitura me inicialet I.M., ka nevojë për një biçikletë speciale për rehabilitim e cila kushton rreth 700 euro, që do ta ndihmojë të rikuperohet deri në ndërhyrjen e radhës. Për fat të keq, familja e saj nuk e përballon dot ekonomikisht.
Apeli për ndihmë ndaj të miturës është publikuar në rrjete sociale nga gazetari Osman Stafa i cili shprehet se kushdo që ka dëshirë të konstribuojë, ta kontaktojë dhe menjëherë do të lidhet me familjen e 6-vjeçares. m.p.
