Nga ARTUR AJAZI
Tek dëgjoja një bidesë-analizë, mbi ngjarjet e funditpolitike në median e “familjes”, sinqerisht u binda se, ata që bënin “politikën e madhe”, që merreshin me emra ministrash dhe kryeministrash “në largim”, kujtojnë se Berisha është akoma kryeministër vendit. Të them “dritëshkurtër” është pak. Epo, të mblidhenditë e natë, goxha burra, të arsimuar, të kollarisur dheparfumosur, dhe të bëjnë analiza me “emërime, shkarkime, arrestime, hetime, gjykime”, dhe në fund tëmos konkludojnë asgjë, kjo sikur nuk shkon. Nuk ka ditë e natë, që televizioni “familjes”, të mos titrojëidiotësi të tilla si “iku Balluku, do ikë dhe Rama” apo dhe “SHBA dhe BE, ja kanë prerë vrullin Edi Ramës”, kur Tirana është kthyer prej kohësh në kryeqendër tëtakimeve frytëdhënëse të funksionarëve më të lartë tëNATO-s, KiE, dhe BE-së. Por pavarsisht kësaj, ekrani itelevizionit të “familjes” dhe portalet e mirëpaguaranga Partia Demokratike, nuk rreshtin së llomotituri, duke rrahur “ujë në havan”. Dalin atje juristë fare tërinj, ish-prokurorë të flakur nga Vettingu, ish-gjyqtarëmilionerë, avoketër, dhe “analistë”, dhe i bëjnëradiografinë qeverisjes Rama, kur duhet të merren meproblemet e thella dhe kronike, të kësaj opozite. Ata duhet të merren me problemin themelor të asgjesimit tëasaj partie nga klani i përjetshëm Berisha, duke e katandisur, atë force politike më keq se në minishoqatë. Por jo, ata merren me Lefter Kokën, Erion Velian, Arben Ahmetajn, Belinda Ballukun, e japin çdo ditëlajmin e “madh”, se “po ikën edhe kryeministritRama”. Dhe hajde prit pastaj, të riformohet dheriorganizohet PD-ja, me servilët dhe dritëshkurtërit, qëkanë mbushur zyrat e saj, dhe studiot e televizionit dheportaleve të Berishës. Si mund të pretendojë kjoopozitë, fitoren në zgjedhje, kur akoma dhe sot, brendasaj nuk ka patur dhe nuk janë zhvilluar kurrë zgjedhjetë lira dhe demokratike për kryetar partie? Si mund tëpretendojë kjo opozitë, se një ditë do të vijë në pushtet, kur nga 316 firmëtarët e parë, të themelimit të PartisëDemokratike 35 vite më parë, ka mbetur atje vetëmSali Berisha ? Si mund të ketë akoma njerëz atje, qëbesojnë se “Berisha do të na çojë në fitore”, kur vetëmnga 2013 deri sot, Doktori ka humbur 10 palë zgjedhjepërballë PS dhe Edi Ramës? Pra duke mos u marrë mëshumë me punët e drejtësisë, por jo të partisë tyre, duke mos u marrë më shumë me hallet e Belindës, por jo me riorganizimin urgjent të partisë, dhe zgjedhjen e njëkryetari të besueshëm për anëtarësinë, e cila mund tëndryshojë diçka, brënda asaj force politike, analistët e asaj partie, kanë humbur sensin e kohës. Të besoshakoma tek Berisha, apo Mul Noka, se “partia do tërihapet, do të riformatohet, dhe do të fitojë ndonjëherëzgjedhjet”, është njëlloj sikur të besosh se “deti ështëliqen”. Një gjë mbetet konstante brënda asaj partie, dhebrënda atyre njerëzve që merren gjithë ditën me analizapolitike (pasi nuk kanë tjeter se me të merren). Ataakoma e dinë Sali Berishën kryeminister. Madje nuk e besojnë, edhe kur u thonë se, “ju keni 13 vjet nëopozitë”. Imagjinata dhe ëndërra të mbajnë gjallë deridiku, jo përgjithmonë– ka thënë komediani Tom Hosthen./kb
