Nga Mentor Kikia
Urdhëri për të votuar të gjithë deputetët e mazhorancës reformën territoriale, dëshmon edhe një herë, mungesën e demokracisë në partitë politike shqiptare.
Deputeti është i lirë të ketë qëndrimin e tij, të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e komunitetit që e ka votuar.
Sa i takon reformës…
Reforma Territoriale duhej të niste nga analiza, jo nga numri i njësive.
-Përse duhej ndërmarrë reforma në 2026?
-Çfarë shkoi keq me reformën e 2014-ës?
-U përmirësuan apo u përkeqsuan shërbimet për qytetarët?
-Duheshin përqëndruar apo çliruar kompetencat në njësitë vendore?
-Si janë qeverisur zonat rurale shumë larg atyre urbane?
Pasi të shtroheshin në tryeze problemet dhe zgjidhjet, atëherë harta i përshtatej strategjisë.
Por me këtë reforma, u përcaktua harta në fillim, e pastaj argumentat se përse duhej kjo hartë.
