Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, e cilësoi paketën e re fiskale të qeverisë Rama si shkatërruese për sipërmarrjen dhe shtresën e mesme, duke denoncuar rritjen e taksave dhe zgjerimin e skemës së TVSH-së për bizneset e vogla.
Kedhi theksoi se rritja e taksave do të sjellë shtrenjtim të çmimeve, largim të investimeve dhe thellim të krizës ekonomike. Ai prezantoi alternativën e PD-së me taksë të sheshtë 10%, ulje të TVSH-së dhe mbështetje për prodhimin e eksportet.
Reagimi i plotë:
Paketa e re fiskale e Ramës është një goditje kriminale, shkatërruese ndaj shtresës së mesme dhe sipërmarrjes shqiptare!
Vetëm tri ditë më parë, ministri i Financave garantoi bizneset se nuk do të kishte ndryshime taksash. Mbrëmë, në orët e vona, qeveria u dërgoi një paketë me rritje drastike taksash.
TVSH-ja e përgjithshme rritet nga 20 në 21%. TVSH-ja për turizmin nga 6 në 10%. Tatimfitimi nga 15 në 17%, ndërsa tatimi mbi dividendin pothuajse dyfishohet, nga 8 në 15%.
Dhe nuk mbaron këtu!
Mbi 17 mijë biznese të vogla pritet të futen në skemën e detyrueshme të TVSH-së, sepse pragu ulet në 5 milionë lekë në vit. Rreth 420 mijë lekë në muaj. Xhiro, jo fitim!
Në një vend që po shpopullohet, ku industria dhe bujqësia janë në krizë prej vitesh, Rama vendos të godasë pikërisht ata që prodhojnë, investojnë dhe krijojnë vende pune. Dhe mire rrisin taksat po a merr kush ndonje shërbim ne kete vend me taksat qe paguan? Asgje. Vetem sa shtojne pushtetaret pasurite.
Çmimet do rriten, investimet do largohen dhe do e çojnë deri në fund projektin e shpopullimit dhe rrënimit të vendit.
Nuk mund t’u thuash shqiptarëve se po u ul tvsh mbi çmimin e bukës, ndërkohë që po mbyt me taksa ata që e prodhojnë atë!
Vizioni ynë është krejt i kundërt. Taksë e sheshtë 10%, ulje e tvsh, incentiva fiskale për prodhimin, përpunimin, eksportet dhe inovacionin. Siguri juridike, ekonomi prodhuese, vende pune dhe paga dinjitoze.
Ne duam një Shqipëri ku shteti nuk e ndëshkon suksesin, por e nxit atë. Ku të rinjtë ndërtojnë të ardhmen, e jo valixhet për t’u larguar.
Ekonomia bëhet më e pasur kur njerëzit krijojnë më shumë pasuri, jo kur qeveria u merr gjithnjë e më shumë!
Sot, sërish të gjithë në protestë, studentët, profesionet e lira, shtresa e mesme, fermeret, te gjithe bashke përpara se kjo qeveri t’u marrë shqiptarëve edhe kafshatën e fundit të fëmijëve të tyre!/mxh
