Last Updated on 10/12/2025 by Monika
Ditën e nesërme do të zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për një mandat tre vjeçar.
Që prej zgjedhjes “dramatike” të Altin Dumanit tre vite më parë, ku në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u desh ndërhyrja e vet ish ambasadores amerikane Yuri Kim, që vështronte në sy anëtarët e KLP, përpara dhe gjatë votimit, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.
Një proces që duhet të ishte normal dhe rutinë për drejtësinë tonë të reformuar, do të zhvillohet në kushte “speciale” duke u monitoruar nga diplomatë të shumtë.
Në mbledhje pritet të marrin pjesë përfaqësues të SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
Nuk ka përfaqësues nga Afrika dhe Australia, por ende mbeten orë deri në mbledhjen e nesërme, për të konfirmuar pjesëmarrje edhe nga këto dy kontinente.
Seanca plenare do të nisë në orën 09:00, ku do të zhvillohen intervistat me kandidatët dhe më pas do të kryhet votimi.
Katër garuesit për kreun e SPAK janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Klodian Braho.
