Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se u ka udhëzuar zyrtarëve izraelitë që të fillojnë negociatat me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, unë dje udhëzova kabinetin që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur. Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe në vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit”,-tha Netanyahu.
Të dyja palët nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për një kohë të gjatë për të gjetur një zgjidhje për çarmatosjen e Hezbollahut./mxh
