Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se Izraeli do të shpenzojë 350 miliardë shekel (rreth 110 miliardë dollarë) për zhvillimin e një industrie të pavarur të armatimeve, me qëllim uljen e varësisë nga vendet e tjera.
Gjatë një ceremonie për pilotët e rinj, Netanyahu theksoi se Izraeli do të vazhdojë të sigurojë furnizimet thelbësore, por gjithashtu do të synojë të prodhojë sa më shumë armë brenda vendit.
“Ne duam të ulim varësinë tonë nga çdo palë e jashtme, përfshirë aleatët,” tha ai. Kryeministri shtoi se mendjet më të mira në industrinë e mbrojtjes po punojnë për zhvillimin e sistemeve të armëve që do të garantojnë avantazhin e Izraelit në fushën e betejës së ardhshme./mxh
