Netflix ka hequr nga platforma e saj në Vietnam një serial kinez pas kundërshtimeve të autoriteteve të Hanoi-t lidhur me një episod që përfshinte një hartë me pretendime territoriale të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.
Seriali romantik 27-episodësh Shine on Me shfaq hartën e njohur si “nine-dash line”, të cilën Vietnam e ka dënuar si “jo të saktë” dhe “shkelje të sovranitetit kombëtar”. Kina përdor këtë vijë në hartat e saj për të shënuar pretendimet territoriale në këtë det, të cilat kundërshtohen nga Vietnam dhe disa vende të tjera të rajonit.
Ministria e Kulturës e Vietnamit kërkoi heqjen e serialit më 3 janar dhe i dha Netflix 24 orë për të zbatuar urdhrin. Kontrolli i BBC-së të martën tregoi se seriali nuk mund të shihej më në platformën e Netflix në Vietnam. Harta e diskutueshme shfaqet disa herë në episodin 25, gjatë një lecture mbi potencialin solar të Kinës, ku një hartë me “nine-dash line” është projeksionuar në ekranin e një auditore.
Shine on Me ka qenë shumë i popullarizuar brenda Kinës dhe në territore të tjera, duke u renditur ndër Top 10 shfaqjet më të ndjekura në Singapor, Tajvan dhe Vietnam para se të hiqej.
Megjithëse Pekini nuk ka komentuar zyrtarisht për heqjen e serialit, gazeta shtetërore Global Times u shpreh se Hanoi duhet të “ndajë shkëmbimet kulturore nga çështja e Detit të Kinës Jugore”.
Në vitet e fundit, Kina ka forcuar pretendimet e saj mbi disa ishuj dhe ujërat përreth në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë zinxhirin e ishujve Paracel dhe Spratly. Ndërkohë, Vietnam kundërshton këto pretendime dhe pretendon se ka administruar këto ishuj që nga shekulli XVII.
Kjo nuk është hera e parë që Vietnam kërkon heqjen e përmbajtjeve që shfaqin “nine-dash line”./mxh
