Last Updated on 11/03/2026 by Anisa
Gazeta “New York Times” ka publikuar informacione të reja rreth gjendjes së udhëheqësit të ri të Iranit, Bojtaba Khamenei, duke raportuar se 56-vjeçari është plagosur në këmbë.
Duke cituar zyrtarë iranianë dhe izraelitë, gazeta amerikane raporton se plagosja e Khameneit ndodhi në ditën e parë të luftës në Iran, më 28 shkurt.
Zyrtarët që folën me “NYT” thanë se Bojtaba Khamenei është plagosur në këmbë.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei , është “shëndoshë e mirë” pavarësisht lëndimeve të luftës, tha të mërkurën Yousef Pezeshkian, këshilltar qeveritar.
Duke postuar në kanalin e tij në Telegram, Pezeshkian tha:
Dëgjova lajmin se zoti Mojtaba Khamenei ishte plagosur. Kam pyetur disa miq që kishin lidhje. Ata më thanë se, falë Zotit, ai është shëndoshë e mirë.
Televizioni shtetëror e kishte quajtur Khamenein, 56 vjeç, një “veteran të plagosur të luftës”, por kurrë nuk e specifikoi lëndimin e tij.
Komentet vijnë mes spekulimeve mbi shëndetin dhe vendndodhjen e Khameneit, i cili nuk është shfaqur në publiku që kur pasoi babanë e tij të ndjerë , Ajatollah Ali Khamenei.
Sipas New York Times, Khamenei u plagos në ditën e parë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit , duke cituar tre zyrtarë iranianë dhe dy izraelitë që folën në kushte anonimiteti./fjala.al-A.D
