Last Updated on 15/07/2026 by Anisa
Lirimi i të dënuarve ka zbardhur dhe një anë tjetër të qëndrimeve në qeli. Me vete kanë marrë jo vetëm çanta me veshje, por dhe nargjile e frigoriferë. Madje pamjet tregojnë në dukje dhe aksesorë luksi.
541 të dënuar përfituan nga amnistia duke lënë qelitë së bashku me pajisjet personale, veshje apo objekte të reja
Pamjet e siguruara nga A2cnn tregojnë këtë të ri që me vete ka nargjilen, por edhe shpatën e tij lodër
Në krahun tjetër ky burrë të kujton momentet e zhvendosjes së shtëpisë duke marrë jo vetëm çantat, por edhe frigoriferin ku ka ruajtur ushqimet
Mes lotëve e përqafimeve shfaqet dashuria e malli, ndoshta edhe shpresa
Radhët në dyert e institucioneve të vuajtjeve të dënimit këtë të martë ishin të gjata, por edhe një pasqyrë e shtresëzimit të atyre që qëndrojnë Brenda qelive.
Disa me çanta të thjeshta e të tjerë sportivë që deri dje ndanin të njëjtin ambient e nga sot do të kenë rrugë të ndara./ad
