Pas deklaratës së bërë nga eksperti mjeko-ligjor Michael Freeman, i cili tha se pedofili Jeffery Epstein u vra në burg duke u mbytur, kanë dalë fotot që mund të zbulojnë më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Sipas “Daily Mail“, vëllai i pedofilit të dënuar, Mark Epstein ka publikuar disa imazhe që tregojnë gjendjen e qelisë pasi pedofili u gjet i vdekur. Po ashtu, tregojnë edhe shenjat e Epstein në qafë.
Së pari, është një foto të shkëputur nga raporti i Dr. Kristin Roman, ekzaminuesja mjekësore që kreu autopsinë e Epstein. Në këtë foto shihet se kocka hioide e Epstein, një kockë në formë U-je në pjesën e përparme të qafës, ishte thyer.

Mark Epstein publikoi dhe foto që tregojnë shenjat e dukshme në qafën e të vëllait, por sipas mediave të huaja, këto foto janë tepër të rënda për t’u shfaqur.
Në një tjetër foto, shihet një lak i krijuar me dy nyje, që në raportin e parë, u tha se ishte përdorur nga Epstein për të varur veten. Por tashmë sipas Michael Freeman, ky lak dyshohet se është përdorur nga një tjetër person për ta mbytur pedofilin në qeli.

Të tjera imazhe tregojnë gjendjen e qelisë së Epstein në momentin kur ai u gjet i pajetë.

Një tjetër foto tregon dorën e Epstein të fotografuar nga morgu, ku në raporti ne parë pas ngjajres, thuhej se nuk u gjetën mbetje në thonjtë, çka tregonte se ai nuk kishte bërë rezistencë.

Një tjetër provë thelbësore është një copë pëlhure portokalli e grisur, të cilën Dr. Freeman beson se mund të mbështesë teorinë e tij se Epstein u vra.


Në një foto tjetër, një hetues mjeko-ligjor mban lart një shirit matës për të treguar distancën nga dyshemeja, deri në majë të krevatit.

Një raport zyrtar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë (DOJ) në vitin 2023 tha se një kombinim i ‘neglizhencës, sjelljes së keqe dhe dështimeve të dukshme në performancën në punë’ nga Byroja e Burgjeve i lejoi Epstein një mundësi për t’i dhënë fund jetës së tij.

Më herët këtë vit, Departamenti i Drejtësisë publikoi tre milionë dosje që lidhen me Epsteinin, duke përfshirë orë të tëra pamjesh nga brenda qelisë së tij, një përpjekje për të treguar se teoritë konspirative që qarkullojnë mbi këtë ngjarje, nuk janë të vërteta.
Por pavarësisht kësaj, pyetjet kanë vazhduar të lindin rreth vdekjes, duke pasur parasysh lidhjet e Epstein me udhëheqës botërorë, politikanë dhe personazhe të famshëm.

