Një plagosje me armë të ftohta është regjistruar në lagjen ‘Zdrale’ në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa të rinjve. Përplasja mes grupeve ka sjellë plagosjen e një fëmije. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”.
I mituri i plagosur është transportuar në spitalin e Shkodrës. Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë./K.M
