Spartak Ngjela ka bërë një krahasim mes Shqipërisë së drejtuar nga Partia e Punës dhe qeverive pas viteve ’90, duke theksuar se sistemi komunist ishte një diktaturë personale e Enver Hoxha, por që la pas një sistem arsimor me vlera.
Sipas Ngjelës, arsimi sot është degraduar, pasi nota dhe dija janë kthyer në “mall”, duke prodhuar, sipas tij, injorancë shoqërore. Ai shtron pyetjen nëse qeveria është në dijeni të këtij fenomeni dhe shton se mungesa e reagimit nënkupton tolerim.
Ngjela shprehet kritik edhe ndaj nivelit të korrupsionit në vend, duke argumentuar se kjo po pengon investimet e huaja dhe zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Për të, e vetmja shpresë mbetet Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilin e inkurajon të veprojë më fort kundër korrupsionit.
Reagimi i plotë:
