Kushtet e këqija atmosferike dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë mbylljen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vjenës për disa orë ditën e sotme.
Sipas raportimeve një shtresë e trashë akulli u formua në pistat e Vjenës, ndërkohë fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera. Bëhet me dije se ekipet po punojnë për të pastruar pistën kryesore nga akulli.
Nga ngrica dhe i ftohti ka pasur edhe kufizime të fluturimeve për në Aeroportin Vaclav Havel të Pragës. Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Bratislavës në Sllovaki njoftoi në rrjetet sociale se po mbyllet sot për shkak të kushteve të motit deri në orën 11:15, sipas orës lokale./K.M
