Pas diskutimeve dhe komenteve të fundit që u ngritën në rrjet dhe në spektaklin e fundit të Big Brother VIP, ku u vu në qendër të vëmendjes çështja e higjienës personale të Brikenës, ka reaguar Niko Komani.
Në një deklaratë të tij, Komani ka dal në mbrojtje Brikenën, duke theksuar se sipas eksperiencës së tij me të gjatë pjesëmarrjes në “Supernova”, ajo ka qenë gjithmonë e kujdesshme dhe e rregullt në paraqitje.
“Duke pasur parasysh eksperiencën që kemi pasur me Brikenën në Supernova, mund të them nëse është e pastër apo jo. Brikena gjithmonë ka qenë shumë e rregullt dhe e kujdesshme për veten. Ajo përdorte make-up, por në mënyrë të rregullt dhe të pastër. Edhe kur ulej në vende të bardha, nuk linte njolla nga make-up-i,” është shprehur Komani.
Ai shtoi gjithashtu se ajo ka qenë e kujdesshme jo vetëm në grim, por edhe në higjienën e përgjithshme personale.
“Për mua, ajo ka qenë gjithmonë e pastër, jo vetëm në aspektin e parfumit, por në përgjithësi me flokë të pastra dhe paraqitje të rregullt. Nuk e di çfarë mund të thonë konkurrentët e tjerë të Supernovës, por Brikena ka qenë një nga vajzat më të pastra,” u shpreh ai.
Deklarata e Komanit vjen në një moment kur në rrjetet sociale dhe në diskutimet e spektaklit janë ngritur akuza dhe debate mbi higjienën brenda shtëpisë së “BBVA” të konkurrentes edhe nga ish banorët që kanë lënë shtëpinë, duke nxitur reagime të shumta nga publiku dhe ndjekësit e formatit./mxh
