Last Updated on 29/10/2026 by Klara
Ka nisur me tensione parlamenti edhe gjatë ditës së sotme.
Ndërsa, kryetari Niko Peleshi nisi të lexojë rendin e ditës, deputetët e opozitës kanë protestuar. Ata mbajnë në duar pankarta, ku mbështesin studentët.
Deputetët opozitarë iu kanë rënë dhe tavolinave. Deputetët demokratë e jo vetëm mbajnë në duar edhe fotot e protestuesit hero, Klevi Metajt, që u përball i vetëm me gjashtë policë./k.m
