Last Updated on 07/09/2026 by EL
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një lidhje Live nga Lezha , theksoi që nuk është vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni që përballet me një situatë të vështirë me zjarret.
“Situata e zjarreve nuk është një situatë tipike e Shqipërisë. Po të shikoni online, hartat dhe satelitët e NASA-s, e kuptoni që është i gjithë rajoni, Italia, Greqia, që janë përfshirë nga flakët e zjarrit”, tha ai.
Nufi vuri në dukje se flakët nuk luftohen vetëm me mjete teknologjike, por edhe me zjarrfikëse, pompa uji, dhe prerjet e pyjeve e tokës. Sipas tij nuk ka më ushtarë dhe efektivë që e fikin zjarrin me shkurre e thupra.
“Nuk besoj që ke parë sivjet asnjë ushtar të FA-ve që fikin zjarret me shkurre. Janë pajisur shumë mirë ushtarët e Forcave të Armatosura, të bazës së emergjencave civile, që kanë mjete apostafat për përballimin e zjarreve. Nuk luftohen zjarret me mjete teknologjike, patjetër që luftohen me zjarrfikëse, me pompat e ujit që dalin nga zjarrfikëset dhe në momentet që bëhen prerjet e pyjeve apo të tokës, që të mos kalojë zjarri nga një anë në tjetrën. Pastaj nëse ka nevojë për ndërhyrje nga ajri, patjetër”. /et
