Monika Kryemadhi nuk ka harruar të urojë për ditëlindje ish-bashkëshortin e saj, kreun e PL-së, Ilir Metën.
Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Kryemadhi kujtoi se 24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Ajo theksoi se pavarësisht gjithçkaje nuk i mohon 33 vitet e jetës së saj me të. Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen dhe lirim sa më të shpejtë.
“24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve të mi, ish-bashkëshortit tim dhe e presidentit të PL-së. Patjetër që urohet, pavarësisht gjërave, unë nuk mohoj 33 vite të jetës sime dhe luftës politike bashkë me të. Përfitoj nga rasti t’i uroj ditëlindjen, lirim sa më të shpejtë dhe t’i kthehet jetës politike”, tha Monika Kryemadhi./ Kb
