Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta me një deklaratë të drejtpërdrejtë ndaj Italisë, duke e vendosur vendin europian në qendër të debatit mbi konfliktet ndërkombëtare dhe aleancat.
“Italia nuk ishte aty për ne, ne nuk do të jemi aty për të”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke shoqëruar postimin me një artikull të The Guardian.
Artikulli raportonte se Italia kishte refuzuar përdorimin e një baze ajrore në Siçili për avionët amerikanë të përfshirë në operacione që lidhen me Iranin.
Në të njëjtën kohë, Trump dha sinjale për një mundësi zgjidhjeje diplomatike me Iran. Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, ai është i gatshëm të pranojë një marrëveshje që përfshin dorëzimin e uraniumit të pasuruar nga ana e Iranit.
Madje, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se mund të udhëtojë drejt Islamabad nëse palët arrijnë një dakordësi, duke theksuar rëndësinë që i jep një zgjidhjeje të shpejtë.
