Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me protestat kundër qeverisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se qeveria nuk merret me asnjë protestues, por vetëm me ata që nxisin urrejtje dhe ekstremizëm, ndërsa përmend edhe rastin e Ikballe Huduti Berishës, që u shpall dje “non grata”
Reagimi i plotë:
Mos merremi me protestuesit?!
Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar.
Por patjetër që do të merremi me çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist, si kjo zonja që bindjet e saja mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!
Sepse në Shqipërinë vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend për khameneizmi është baraz me terrorizmin, ekstremizmin, obskurantizmin!
Një turp më vete edhe përzierja e emrit të kryeministrit të nderuar të Kosovës në përroin psiqik të kësaj zëdhënëseje të një shteti të shpallur me konsensus shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë./Mxh
