Mediat e huaja raportojnë detajet e para nga dëshmia që po jep ish-presidenti amerikan Bill Clinton, sa i takon dosjes së bujshme të Jeffrey Epstein.
Sipas raportimeve, Clinton po tregon bashkëpunim me ligjvënës dhe po jep një pamje më të qartë mbi ngjarjet, duke theksuar se nuk ka pasur dijeni për krimet e Epstein dhe se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Burime nga komiteti thonë se dita e sotme e dëshmisë pritet të jetë më tensionuese dhe më e gjatë, për shkak të udhëtimeve dhe takimeve të Clinton me Epstein gjatë përpjekjeve për bamirësi pas presidencës.
Ndërkohë, republikanët dhe demokratët e komitetit kanë dhënë përshkrime krejt të ndryshme për sjelljen e ish-sekretarit të Shtetit, Hillary Clinton, gjatë dëshmisë së saj ditën e kaluar./mxh
