Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi të se Inteligjenca Artificiale po zhvillohet më shpejt nga sa mund të përballojë kushdo, duke kërkuar nevojën për rregulla të harmonizuara globalisht për të zvogëluar rreziqet e mundshme veçanërisht për fëmijët.
“Një teknologji që mund të riformësojë ekonomitë, të transformojë botën e punës, të ndikojë në zgjedhje dhe të ndryshojë ekuilibrin e sigurisë po zbatohet më shpejt se kushdo – përfshirë njerëzit që e ndërtojnë atë”, tha Guterres në dialogun e parë global në nivel qeveritar mbi Al në Gjenevë.
“Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës… Nëse Al do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset” shtoi ai.
Qëllimi i Dialogut Global dy-ditorë të OKB-së mbi Qeverisjen e Al në Gjenevë nuk është të krijojë një traktat, por të diskutojë se si të vendosen rregulla për të zbutur dëmet e mundshme të Al, si dhe për të përfituar nga mundësitë e saj.
Degatët do të shqyrtojnë një raport nga një panel shkencor i pavarur prej 40 ekspertësh, i mbështetur nga OKB-ja, të cilët do të paraqesin gjetjet e tyre nga vlerësimi i parë shkencor global dhe i pavarur i Al.
Një raport më gjithëpërfshirës është planifikuar vitin e ardhshëm, së bashku me një takim të dytë global në New York. /ET
