Departamenti i Policisë Provinciale në Turqi ka zhvilluar operacionin e koduar “Martyr Murat Akpınar-12”, me pjesëmarrjen e 636 efektivëve, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim me urdhër arresti.
Gjatë operacionit u kontrolluan 23,525 persona dhe 9,342 automjete, ndërsa në pranga ranë 104 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia sekuestroi gjithashtu sasi të ndryshme lëndësh narkotike, pushkë dhe pistoleta pa leje, armë me qitje bosh, pushkë me ajër, si dhe mjete të tjera të dyshuara se përdoreshin për veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit u nisën procedura administrative ndaj 23 personave, në bazë të Ligjit për Kundërvajtje. Gjithashtu, u vendosën gjoba ndaj 672 automjeteve dhe drejtuesve të tyre për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia sekuestroi edhe 34 automjete gjatë kontrolleve./ad
