Last Updated on 12/06/2026 by Anisa
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me megaoperacionin e SPAK, ku u godit një rrjet kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash.
Jaupi rezulton të jetë vëllai i Elidiana Çelajt, aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Më herët, Çelaj ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së bizneseve VIP pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Sipas të dhënave të siguruara, Edmond Jaupi ushtron aktivitet si CEO i kompanisë Daikin/ESC, e cila operon në fushën e sistemeve të kondicionimit.
Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar gjithsej 20 masa sigurie, konkretisht 15 masa “arrest me burg” dhe 5 masa “arrest në shtëpi”, ndaj personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
