Last Updated on 09/01/2026 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Një opozitë e përgjegjshme, konstruktive, e moralshme, e denjë, e aftë dhe frymëzuese, gjithmonëkërkon zgjedhje të parakohshme. Gjithmonë ndjehet e gatshme për tu përballur politikisht me pushtetin, pasiajo është gjithmonë në kërkim të pushtetit. Kjo ndodhvazhdimisht në vendet e lira, demokratike, ku opozitabën betejat e saj në institucione, madje edhe në rrugë, por kur nuk ka “damka” nga pas. Dua të them, kur nukakuzohet lideri i saj, dhe jo vetëm, për korrupsion apo dhe vepra të tjera penale. Në Shqipëri, opozita aktualepo lufton maksimalisht të mos ketë “rivalë” në llogoren e saj, dhe shtyn dhe injoron çdo parti të vjeter dhe të re opozitare, që qaset apo rreket ti japë asaj, mendime dheleksione elektorale. Në Shqipëri, nuk dihet akoma dhesot, pse PD-ja ka marrë rolin dhe stafetën e “kryesimittë opozitës”, edhe pse ka humbur nja 10 palë zgjedhjepas 2013, edhe pse shumë nga drejtuesit e saj përfshiedhe kreun e PD, janë sot me dosje në SPAK dheGJKKO. Ka të paktën 4 vjet që Partia Demokratikekërkon “qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme”. Tëparën, qeverinë teknike, e provuam, dhe dihet se “sivajti ajo punë”. U bënë ministra njerëz pa kurrëfarëCV-je, të ardhur nga selia blu, për të qenë titullarëdikasteresh, duke bërë fushatë edhe në zyrat e shtetit. Dihet pastaj humbja e thellë që pësoi opozita, edhe psekishte deri ditën e fundit të fushatës ministrat e saj nëatë atë qeveri. Dhe ngrihet sërish tani, dhe kërkon (me sebepin e problemit që ka Belinda Balluku) sërish“qeveri teknike”. Po mirë, le ta provojë edhe njëherë, le ti plotësohet edhe njëherë kërkesa e saj, por kambindjen e plotë se, humbja do të jetë edhe më e thellëse e 11 Majit. Një opozitë e paqartëzuar mbi problemete veta, një opozitë e shkërrmoqur strukturalisht prej 10 vitesh, një opozitë që nuk arrin të mbledhë në sheshedhe bulevarde as 10 per qind, të elektoratit të saj kurproteston, apo dhe një opozitë që nuk ka arritur tësigurojë deri sot mbështetjen e duhur nderkombetare, nuk mund të besosh se fiton zgjedhjet. Qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme ? Me këto 2 kerkesa tëstërpërsëritura, Sali Berisha po mundohet të mbajëpranë vehtes dhe partisë tij, edhe ata dhjetra mbështetësqë besojnë akoma se “ai është dielli, hëna, dhe njeriuqë do ti çojë ata drejt pushtetit”. Por a mjafton kjo ?Natyrisht jo. Të shkosh drejt pushtetit, do të duhet tëforcosh partinë, strukturat, programin, idetë dhemendimet e çdo anëtari, do të duhet të ftosh dhe tëpranosh rreth vehtes, edhe ata që kanë mendiminndryshe nga ty, do të duhet të sigurosh mbështetjemaksimale nderkombetare, do të duhet të pastroshpartinë nga të akuzuarit dhe të hetuarit për korrupsion, do duhet të ringjallësh shpresën dhe besimin tek baza e zhgënjyer, etj. Pra do të duhet punë e madhe, dhe vepratë mëdha, larg propogandës bajate, larg makinacionevedhe mashtrimeve që janë provuar dhe të kanë sjellëdështime në fushata elektorale. Ndaj them, që opozitatë tregohet e kujdesshme kur kërkon, kur dikton, kurofron, pasi realiteti në terren është krejt ndryshe nga sapërpiqet ta paraqesë para nesh Doktori i PD./kb
