Last Updated on 25/11/2025 by Monika
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi deklaroi sot se brenda Partisë Demokratike ekzistojnë disa problematika.
Në një dalje televizive, Korreshi u shpreh se e njeh shumë mirë realitetin në parti, teksa sugjeroi që të veprohet për të tërhequr më shumë të rinj.
Sipas Korreshit, në këtë kohë lind nevoja për rigjenerim brenda partisë dhe hapje me elementë të rinj.
“Secili prej nesh, edhe brenda grupit, ka qëndrimet e veta. Patjetër që PD ka problematikat e veta në tërësi. Ashtu sikurse çdo familje. Kam që nga 2009 që marr pjesë në drejtimin e PD-së në Lushnjë dhe e di mirë se çfarë po ndodh. Duhet të bëhemi tërheqës për ata pak njerëz që kanë mbetur. Duhet një rigjenerim dhe hapje me elementë të rinj, që të flasim edhe për realitetin e vendit”,-tha Korreshi.
