Last Updated on 01/10/2026 by EL
Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u tensionua përkohësisht gjatë zhvillimit të protestës “Jo në emrin tim”, të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mes protestuesve ndërhyri përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili u angazhua për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve mes të pranishmëve./et
