Last Updated on 28/02/2026 by EL
Zbulohen detaje në lidhje me protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike.
Gazetari Osman Stafa raporton se ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.
Madje mësohet se nuk është ngritur as një podium.
Ndonëse nuk dihet skenari i plotë që do të ndiqet, mësohet se nuk do të shkohet pranë Kuvendit, kjo si masë paraprake për të mbrojtur besimtarët myslimanë që në atë orë sapo kanë mbyllur agjërimin./et
